Aktualitet

Mot i vështirë në qarkun e Shkodrës – Bllokime rrugësh dhe mungesë energjie në fshatrat e disa zonave

Reshjet e borës janë prezente edhe në këtë fillim javë në zonat malore të qarkut  Shkodër.

Ndërkohë, gjithë territori i qarkut mbetet i përfshirë nga era e fortë dhe temperaturat e ulëta, që në zonat malore shënojnë disa gradë nën zero. 

Nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve në Shkodër bëhet e ditur se akset  Bogë – Theth – Bregu i Lumit dhe Tamarë- Vermosh  janë  të qarkullueshme falë ndërhyrjes së vazhdueshme me borëpastruese dhe kriposje për shmangien e ngricave dhe lehtësimin ë qarkullimit të mjeteve, lëvizja e të cilave duhet të kryhet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë.

E bllokuar vazhon të jetë prej dy ditësh rruga Kir – Shosh, për shkak të shëmbjeve të dherave dhe reshjeve të borës.

 Të izoluara janë edhe njësitë administrative Temal e Shllak të bashkisë Vau i Dejës.

Rruga nacionale Fushë-Arrëz-Qafë Mali mëngjesin ë kesaj të hëne ishte pothuajse e pakalueshme nga reshjet e borës dhe ngricat.

Gjithashtu, vazhdon të jetë e bllokuar edhe rruga Bardhet – Iballe.

Ndërkohë, era e fortë që ka perfshirë që nga mbrëmja e së dieles gjithë zonën veriore të vendit e ka vështirësuar edhe më shumë situatën  e furnizimit me energji, veçanarisht në zonat e thella malore, ku ka dëmtime të linjave të shpërndarjes së energjisë. Probleme në furnizimin me energji ka në disa njësi administrative të Bashkisë Shkodër , si në Shalë, Shosh, Pult, Velipojë dhe Guri I Zi.

Gjithashtu, ndërprerje të energjisë ka pasur edhe në Vaun e Dejës dhe në disa njësi administrative të kësaj bashkie . Probleme të furnizimit me energji janë njoftuar edhe në Nj.A Qafë-Mali dhe Iballë të bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz.

 Nga  OSHEE – Shkodër bëhet e ditur se disa grupe pune janë në terren ku po punohet për rikthimin e nergjisë në zonat ku ka probleme.

Sipas vendimit të qeverisë procesi mësimor këtë të hëne është pezulluar, për shkak të kushteve të motit, në vetëm tri shkolla të qarkut, që i përkasin Bashkisë Pukë.

E bllokuar vazhon të jetë prej dy ditësh rruga Kir – Shosh, për shkak të shëmbjeve të dherave dhe reshjeve të borës.

 Të izoluara janë edhe njësitë administrative Temal e Shllak të bashkisë Vau i Dejës.

Rruga nacionale Fushë-Arrëz-Qafë Mali mëngjesin ë kesaj të hëne ishte pothuajse e pakalueshme nga reshjet e borës dhe ngricat.

Gjithashtu, vazhdon të jetë e bllokuar edhe rruga Bardhet – Iballe.

Ndërkohë, era e fortë që ka perfshirë që nga mbrëmja e së dieles gjithë zonën veriore të vendit e ka vështirësuar edhe më shumë situatën  e furnizimit me energji, veçanarisht në zonat e thella malore, ku ka dëmtime të linjave të shpërndarjes së energjisë. Probleme në furnizimin me energji ka në disa njësi administrative të Bashkisë Shkodër , si në Shalë, Shosh, Pult, Velipojë dhe Guri I Zi.

Gjithashtu, ndërprerje të energjisë ka pasur edhe në Vaun e Dejës dhe në disa njësi administrative të kësaj bashkie . Probleme të furnizimit me energji janë njoftuar edhe në Nj.A Qafë-Mali dhe Iballë të bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz.

 Nga  OSHEE – Shkodër bëhet e ditur se disa grupe pune janë në terren ku po punohet për rikthimin e nergjisë në zonat ku ka probleme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ndërron jetë  turisti malazez  në Lëpushë të Malësisë së Madhe  – Nuk ndihej mirë, turistët   kërkuan ndihmë

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një…

1 hour ago

PD miraton sot kandidaturat, Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…

3 hours ago

Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë favoritë për të fituar

Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…

3 hours ago

Spektakël i garantuar në “Old Trafford”

Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar…

3 hours ago

TikTok mbyllet, por… Ekspertët thirrje institucioneve që të marrin masa

Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…

5 hours ago

Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…

5 hours ago

This website uses cookies.