Moti – Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira mesatare me reshje lokale
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira në shtim pasdite reshje lokale në lindje. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/38°C
– Zonat e ulëta 22/41°C
– Zonat bregdetare 24/39°C
Kosova për dt. 15 Gusht 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 19°C –23°C në mëngjes deri në 36°C –39°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte 16 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 20/38°C
– Zonat e ulëta 22/41°C
– Zonat bregdetare 24/38°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari