Moti – Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të jenë me rritje

Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet dhe vranësira në zonat malore me reshje shiu lokale në juglindje. Era do të jetë me drejtim perëndim 7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 17/34°C
– Zonat e ulëta 20/39°C
– Zonat bregdetare 22/37°C
Kosova për dt. 09 Gusht 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C –18°C në mëngjes deri në 33°C –37°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë 10 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell në bregdet dhe vranësira në zonat malore. Era do të jetë me drejtim perëndim 7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/36°C
– Zonat e ulëta 20/40°C
– Zonat bregdetare 22/37°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari