Moti – Dita e sotme do të jetë me diell, vranësira dhe reshje shiu në verilindje. Temperaturat me rritje
Zona me presion të ulët vijon të qëndrojë në Europën perëndimore duke mbajtur mot me reshje shiu dhe stuhi lokale.
E Premte, 24 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu lokale në skajet veriore. Era do të fryjë me drejtim veriperendim (NW) me shpejtësi 8- 15 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/22°C
– Zonat e ulëta 10/28°C
– Zonat bregdetare 12/27°C
Kosova për dt. 24 Maj 2024 do të ketë kthjellime vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 12°C në mëngjes deri në 21°C –25°C gradë Celsius në mesditë.
E Shtunë, 25 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperendim (NW) me shpejtësi 8- 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/22°C
– Zonat e ulëta 12/27°C
– Zonat bregdetare 14/28°C