Moti –Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, temperaturat me rënie

E Hënë, 29 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në mëngjes të pakta në veri, gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -6/6°C
– Zonat e ulëta -2/13°C
– Zonat bregdetare 5/13°C