Moti/ Dita e sotme do të jetë me reshje shiu e stuhi, temperaturat do të zbresin me 10 gradë celcius në mesditë
Shtjella ciklonike me presion të ulët atmosferik tashmë ka përfshire mesdheun duke ndryshuar kushtet e motit edhe në territorin e Shqipërisë .
Diel, 24 Shtator 2023
Moti do të jetë me vranësira , reshje shiu me stuhi dhe shkarkesa elektrike në zonën e SHkodrës në orët e para të mëngjesit, pasdite rreshjet do te zhvendosen ne verilindje. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim (NW) me shpejtësi 8-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 14/26°C
- Zonat e ulëta 19/28°C
- Zonat bregdetare 20/26°C
Kosovë
Kosova për dt. 24 Shtator 2023 do të ketë mot vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C – 16°C në mëngjes deri në 23°C -28°C gradë Celcius në mesditë.
Hënë, 25 Shtator 2023
Moti do të jetë me vranësira mesatare kthjellime të përkoshsme në jugperëndim dhe zonën qëndrore , reshje shiu me stuhi në Juglindje dhe verilindje. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 13/19°C
- Zonat e ulëta 15/27°C
- Zonat bregdetare 20/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari