Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash, ulen temperaturat

Ditën e sotme (19 shkurt) moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me alternime vranësirash deri mesatare e kalimtare. Temperaturat priten të pësojnë rënie të ndjeshme në të dyja vlerat.
Do të kemi prezencë të mjegullës së dendur gjatë orëve të mëngjesit, kryesisht në lugina si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 9m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë 17m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -7 deri 4°C;
Në zonat e ulëta 0 deri 12°C;
Dhe në bregdet 2 deri 12°C.