Moti – Dita e sotme me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të zbresin poshtë zeros në veri
Europa verilindore po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale duke na kushtëzuar stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë gjatë fundjavës.
E Diel, 19 Nëntor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veri-lindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -3/9°C
– Zonat e ulëta -1 /15°C
– Zonat bregdetare 5/16°C
Kosovë
Kosova për dt. 19 Nëntor 2023 do të ketë kthjellime vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 1°C në mëngjes deri në 6°C – 9°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë, 20 Nëntor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe në pjesën e pare të ditës, pasdite priten vranësira mesatare deri të dendura. Era do të fryjë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 1/14°C
– Zonat e ulëta 6 /18°C
– Zonat bregdetare 10/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari