Moti – Dita e sotme me diell, rriten temperaturat
E Martë 06 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/34°C
– Zonat e ulëta 20/37°C
– Zonat bregdetare 24/36°C
Kosova për dt. 05 Gusht 2024 do të ketë diell dhe vranësira . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –19°C në mëngjes deri në 31°C –34°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë 07 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat juglindore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/35°C
– Zonat e ulëta 20/39°C
– Zonat bregdetare 24/37°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari