Moti-Dita e sotme me intervale kthjellimesh, vranësirash e shirash. Temperaturat nuk ndryshojnë

Ditën e sotme (14 shkurt) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga po të njëjtat kushte atmosferike si dita e djeshme, me mot të vranët e intervale kthjellimesh. Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë prezent që prej orëve të para të ditës me iintensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e deri mesatar kryesisht në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit, ndërsa në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900 metër parashikohet prezencë e reshjeve të dëborës me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje deri 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi deri 15m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -1 deri 11°C;
Në zonat e ulëta 7 deri 16°C;
Dhe në bregdet 8 deri 16°C.