Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe diell. Rriten temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes, gjatë ditës me diell.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -1/13°C
– Zonat e ulëta 2/18°C
– Zonat bregdetare 5/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari