Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, nuk ndryshojnë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri në orët e mesditës.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje me shpejtësi mesatare 8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina do të fitojë shpejtësi 14m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -7 deri 7°C;
Në zonat e ulëta 2 deri 16°C;
Dhe në bregdet 3 deri 16°C.