Moti- Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat
Dita e sotme moti parashikohet të jetë relativisht i qëndrueshëm me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme. Era pritet të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/s e shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -1 deri 12°C;
Në zonat e ulëta 5 deri 18°C;
Dhe në bregdet 6 deri 17°C.