Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa përgjatë pjesës qendrore të vendit priten shtrëngata të izoluara afatshkurtra.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s,ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 10m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 3 deri 11°C;
Në zonat e ulëta 5 deri 18°C;
Dhe në bregdet 6 deri 17°C.