Moti- Dita e sotme me reshje shiu, ulen temperaturat

Për ditën e sotme (28 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra të përqendruara në jug dhe lindje të vendit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 3 deri 16°C;
Në zonat e ulëta 6 deri 19°C;
Dhe në bregdet 7 deri 18°C.