Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët duke u shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht në zonën e veriperëndimit e jugut dhe pjesërisht përgjatë vijës bregdetare në orët e para të ditës, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.
Gjatë orëve të mesditës e pasdites reshjet do të humbasin gradualisht territor duke u përqëndruar në veri ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 7 deri 20°C;
Në zonat e ulëta 4 deri 25°C;
Dhe në bregdet 9 deri 25°C.