Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat të pandryshueshme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në pjesën e parë të ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Pritet prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët deri mesatar në ekstremet veri dhe jug të territorit që në orët e para të ditës e në dobësim gradual në veri. Në orët e para të mbrëmjes pritet ndërprerja graduale e tyre.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina do të fitojë shpejtësi 20m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -2 deri 16°C;
Në zonat e ulëta 6 deri 17°C;
Dhe në bregdet 5 deri 17°C.