0817322b59fa4c2283a24308381d055b
Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke sjellë dhe problematika në disa qarqe si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në përrenj.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije se Policia e Shtetit dhe strukturat shtetërore janë në terren për të siguruar kthimin në normalitet.
Balla u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të evitojnë lëvizjes e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Pas përkeqësimit të motit, Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat shtetërore janë terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike
Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook teksa e shoqëron dhe me pamje nga puna e Policisë dhe strukturave shtetërore në terren.
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.