Moti i keq, Balla: Vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit. Policia dhe ARRSH në terren
Ministri i Brendshëm, taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në vend prej motit të keq, ku stuhitë e dëborës kanë shkaktuar një sërë problematikash në veri.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se për shkak të reshjeve të shumta të dëborës, janë krijuar një sërë vështirësish në qarkullimin rrugorë në disa zona të vendit.
Ai garanton se Policia e Shtetit dhe Autoriteti Rrugorë Shqiptar janë në terren për të garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe pastrimin e rrugëve.
“Reshjet e shumta të dëborës po krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit. Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve”, shkruan Balla.