Moti i keq boshatis Shëngjinin/ Largohen pushuesit, fluksi i automjeteve krijon …

Moti i keq boshatis Shengjinin Largohen pushuesit fluksi i automjeteve

Moti i keq boshatis Shengjinin Largohen pushuesit fluksi i automjeteve

Moti i keq boshatis Shëngjinin/
Largohen pushuesit, fluksi i automjeteve krijon kaos në lëvizje

Që nga nisja e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Lezhës ka ‘vluar’ nga pushuesit vendas dhe të huaj, mirëpo moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi që ka ‘pushtuar’ rajonin gjatë 24 orëve të fundit ka detyruar pushuesit të largohen. Çadrat dhe shezlonet u mbyllën në këtë fundjavë të parë të muajit gusht, ndërsa dhe deti ishte trazuar dhe me dallgëzim të lartë.Nje pjesë e pushuesve qëndruan në banesa dhe hotele, por nuk munguan as ata që u larguan nga kjo zonë turistike.Këtë e dëshmoi dhe trafiku i rënduar në rrugën e Shëngjinit por edhe në superstradën Milot-Balldren. Fluksi i lartë i automjeteve krijoj trafik të rënduar dhe kaos total në lëvizje, ndërsa policia rrugore u vendos në disa pika për të lehtësuar sadopak lëvizjen.Moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu, vjen pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta të cilat arritën deri në 40 gradë celsius.Ndërkohë moti i paqendrushëm pritet ta shoqërojë vendin tonë gjatë gjithë kësaj fundjave, duke dhënë impakt mjaft negativ për turizmin pikërisht në pikun e sezonit.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.