Moti i keq- Çako: Akset nacionale të hapura, të gjitha strukturat janë në terren

Çako

Pavarësisht motit të keq që ka përfshirë vendin prej 3 ditësh, me reshje të dendura shiu, dëborë dhe erë të fortë, të gjithë akset nacionale në vend janë të kalueshme.

Kjo u bë me dije nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i cili informoi mbi situatën në vend.

Çako tha në veri ka patur prezencë të lartë të reshjeve të dëborës, duke krijuar vështirësi në rrugët rurale, pothuajse në të gjitha njësitë administrative. Ai theksoi  se të gjitha strukturat janë në terren për përballimin e situatës së krijuar.

Të gjitha strukturat dhe njësitë e pushtetit vendor kanë marrë masat për përballimin me sukses të situatave të krijuara nga faktorët atmosferikë. Aktualisht, zona e veriut e përfshirë pothuajse e gjitha nga reshje të  konsiderueshme dëbore, ndodhet në mbikëqyrje të plotë nga të gjitha strukturat. Zona të shumta të të gjitha njësive në zonat rurale kanë probleme me rrugët, por akset nacionale janë të hapura. Në Vlorë situata është nën kontroll dhe nuk ka prezencë uji”, u shpreh Çako.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.