Pavarësisht motit të keq që ka përfshirë vendin prej 3 ditësh, me reshje të dendura shiu, dëborë dhe erë të fortë, të gjithë akset nacionale në vend janë të kalueshme.
Kjo u bë me dije nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i cili informoi mbi situatën në vend.
Çako tha në veri ka patur prezencë të lartë të reshjeve të dëborës, duke krijuar vështirësi në rrugët rurale, pothuajse në të gjitha njësitë administrative. Ai theksoi se të gjitha strukturat janë në terren për përballimin e situatës së krijuar.
“Të gjitha strukturat dhe njësitë e pushtetit vendor kanë marrë masat për përballimin me sukses të situatave të krijuara nga faktorët atmosferikë. Aktualisht, zona e veriut e përfshirë pothuajse e gjitha nga reshje të konsiderueshme dëbore, ndodhet në mbikëqyrje të plotë nga të gjitha strukturat. Zona të shumta të të gjitha njësive në zonat rurale kanë probleme me rrugët, por akset nacionale janë të hapura. Në Vlorë situata është nën kontroll dhe nuk ka prezencë uji”, u shpreh Çako.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.