Moti i keq- Dëborë në veri e juglindje. Në Fan të Mirditës, trashësia deri në 40 cm. Disa fshatra pa energji

Dëborë në veri

Moti i keq me reshje të dendura dëbore ka përfshirë veriun e vendit dhe juglindjen. Në zonat malore të Mirditës, ka rënë dëborë me intensitet të lartë, shoqëruar me stuhi në zonat me lartësi mbi 300 metra mbi nivelin e detit. Në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë,  trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra, duke bllokuar rrugët e fshatrave.

Po ashtu raportohet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa lëvizja në Rrugën e Kombit, nga Repsi në Thirrë po mbahet në monitorim, pasi ka prezencë të ngricave në rrugë.

Në zonën e Fanit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 40 centimetra, teksa temperaturat kanë rënë deri në -4 gradë.

Në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth aktualisht reshjet e dëborës kanë pushuar, ndërsa rrugët janë të kalueshme dhe qarkullimi kryhet pa ndërprerje.

Edhe në Qarkun e Korçës, gjatë natës kanë vazhduar reshjet e dëborës në zonat malore, ku trashësia shkon deri në 5 cm. Deri tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Kjo e diel ka sjellë reshje dëbore edhe në qarkun e Elbasanit. Aksi Përrenjas-Qaf Thane dhe një pjese e Librazhdit janë mbuluar nga dëbora. Kjo situate ka sjellë edhe ngarkesë në trafikun rrugor, ku në akse te ndryshme janë vendosur patrulla te policisë rrugore për të bërë të mundur kalimin e automjeteve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.