Lajme

Moti i keq – Dëmtohet rrjeti elektrik në Lezhë. Pa drita disa fshatra në Shkodër, Elbasan

Situata nga moti i keq që ka përfshirë vendin prej disa ditësh është përmirësuar, por ende vijon të ketë problem në disa fshatra me furnizimin me energji elektrike. 

Dëme të shumta janë shkaktuar në rrjetin elektrik në Lezhe. Prej me shume se 4 ditësh grupet e punës së OSHEE ndodhen në terren për rikuperimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku aktualisht mungon. Brenda ditës sotme pritet që të riparohen të gjithë dëmet dhe rikthehet energjia në të gjithë territorin.

Në qarkun e Shkodrës, akset rrugore janë të qarkullueshme, teksa në zonat malore lëvizja duhet të kryhet me goma dimërore.

Në bashkinë Vau i Dejës ka probleme me furnizimin me energji në njësitë administrative Temal dhe Shllak. Aksi rrugor Muri Turkut – Dushk është i bllokuar në një gjatësi prej rreth 3 km.

Po ashtu po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora në zonën e Qafë Thanës, Çervenakë dhe Pogradec.

Në Qarkun e Kukësit, rruga që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale është ende e bllokuar nga dëbora, ndërsa rrugët e tjera janë të kalueshme me pajisje dimërore.

Po ashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatrat Myhejen dhe Kërrnajë, njësia administrative Tropojë dhe 12 abonentë të fshatit Turaj në bashkinë Kukës Kukës.

Në Qarkun e Elbasanit raportohet se akset rrugore nacionale e rurale këtë janë të hapura dhe pa probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në aksin rrugor Librazhd-Stëblevë, lëvizja bëhet me zinxhirë e goma dimërore nga Borova në Stëbleve. Në pjesën tjetër qarkullimi kryhet normalisht.

Në disa bashki vijon puna për hapjen e rrugëve rurale që lidhin fshatrat me njësite administrative.

Problem mbetet mungesa e energjisë elektrike në disa fshatra në njësinë administrative Polis, bashkia Librazhd, njësia administrative Bishqem, bashkia Peqin, njësia administrative Funar, bashkia Elbasan.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

2 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

2 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

2 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

3 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

3 hours ago

This website uses cookies.