Moti i keq dëmton dekorin në Lezhë/Erë e fortë edhe në Vau Dejës dhe Pukë
Prej ditës së djeshme e gjithë Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, i paqëndrueshëm dhe me erë të fortë. Era e fortë ka shkaktuar dëme të mëdha, duke mos kursyer as dekorin e festave në qendër të qytetit të Lezhës.
Siç shihet nga pamjet, i gjithë dekori i festave, madje edhe pema e Vitit të Ri është dëmtuar duke u shtrirë në tokë fatmirësisht pa lënduar njerëz. Gjithashtu në qytetin e Lezhës ka pasur edhe dëme të tjera pasi në rrugë të ndryshme shihen dhjetëra pemë të rrëzuar si pasojë e erës së fortë.Linjta elektrike po ashtu ka patur dëmtime të shumta, por operatori I energjisë elektrike bën me dije së po bën të mundur riparimin e defekteve të shkaktuara nga stuhitë. Po ashtu emergjencat civile në Bashkinë e Lezhës njoftojnë se janë në terren dhe po bëjnë të mundur rikthimin e plotë të dekorit në qytet përgjatë fundjavës. Gjithashtu verefikime të dëmëve po bëhën edhe në banesa veacnërisht në catitë e shtëpive dhe bimët decorative. Dëmë të shkaktuara nga era e fortë bëhët me dije se ka patur edhe në Bashkitë Vau dejës Pukë e fushë arrëz, ku emergjencat civile po bëjnë verefikimet në terren.