Moti i keq- Mungon energjia në njësitë administrative Shosh, Shalë dhe Hajmel të Shkodrës. Disa rrugë të bllokuara

Vendi u përfshi nga mot me temperatura të ulëta në fundjavë që sollën reshje të dendura dëbore në veri e juglindje të vendit. E ndonëse kushtet e motit janë përmirësuar këtë të hënë, sërish në qarkun e Shkodrës dëbora dhe rënia e gurëve në rrugë kanë shkaktuar një sërë problemesh.

Bëhet me dije se mungon energjia elektrike në njësitë administrative Shosh dhe Shalë,  ndërsa aksi rrugor Prekal – Kir është i bllokuar.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, segmenti rrugor Muriq – Nikç, njësia administrative Kelmend, është i pakalueshëm si pasojë e rënies së gurëve, ndërsa në njësinë administrative Hajmel të Vaut  të Dejës mungon energjia elektrike.

Në Fushë Arrëz vijon puna për hapjen dhe pastrimin e rrugëve rurale, teksa në njësinë administrative Iballë ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Pukë bëhet me dije se ka ndërprerje të energjisë në fshatin Kuzhnen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.