Moti i keq në Angli, shtyhet derbi i Liverpulit

Sot në orën 13:30 do të luhej sfida Everton-Liverpul, e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez. Por për shkak të motit të keq që ka pushtuar Anglinë, derbi i Liverpulit është shtyrë. Ky është lajmi i fundit që vjen nga faqja zyrtare e Premier Ligës.
Derbi i “Merseyside” ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit në “Goodison Park” është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, pasi stuhia Darragh ka pushtuar vendin.
Do të ishte derbi i fundit i Premierligës midis dy skuadrave në “Goodison” përpara se Everton të transferohej në një stadium të ri në vitin 2025.
“Derbi i sotëm i Merseyside në Goodison Park është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Everton.