Moti i keq në Gjermani – Mbyllet sërish aeroporti i Mynihut
Aeroporti i Mynihut është mbyllur sërish këtë të martë pasi është goditur nga kushte ekstreme të motit që I kanë bërë fluturimet të pamundura.
Autoritetet e aeroportit të dytë më të madh në gjermani bënë të ditur se kushtet në aerodrome ishin të vështira për shkak të ngricës, ndërsa iu kërkoi pasagjerëve të kontaktonin me linjat ajrore para se t’i drejtoheshin aeroportit.
Edhe të shtunën që lamë pas u pezulluan të gjitha fluturimet drejt deh nga ai aeroport pasi reshjet e dendura të dëborës përfshin qytetin Bavarës.
Kushtet e motit kanë shkaktuar problem edhe në qarkullimin rrugor, ku dy persona humbën jetën si pasojë e një përplasjeje automjetesh në Bavarinë e epërme për shkak të ngricës në rrugë.
Autostrada A99 pranë Mynihut u mbyll në të dy drejtimet pasi 13 automjete u përfshinë në një aksident masiv. Edhe shërbimi i trenave raportohet të ketë problem dhe ndërprerje gjatë këtyre ditëve.
Edhe Austria dhe Zvicra në kufi me Gjermaninë janë përfshirë nga reshje të dendura të dëborës që kanë prekur transportin publik dhe kanë ngritur shqetësimet për mundësinë e rënies së orteqeve.