Lajme

Moti i keq në Lezhë, Pjerin Ndreu thirrje qytetarëve: Kufizoni lëvizjet! Problem era e fortë

Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes.

Në Lezhë, për shkak të erës së fortë, janë rrëzuar shumë pemë, shtylla elektrike dhe tabela të sinjalistikës rrugore.

Për pasojë, Ndreu i kërkon qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet me makinë dhe në këmbë, ndërsa bën me dije se forcat e emergjencës dhe zjarrfikësit janë në gatishmëri. 

Të nderuar qytetarë të Lezhës! Situata e motit dhe sidomos era e fortë ka krijuar probleme të mëdha! Janë rrëzuar 4 shtylla elektrike, shumë pemë, tabela të sinjalistikës rrugore dhe deri profile alumini të dritareve në pallate! Forcat tona të emergjencës, zjarrfikës, shërbimeve dhe Policia Bashkiake janë përballur gjatë natës me raste të rrezikshme!

Ju lutem kufizoni lëvizjet me makina dhe në këmbë! Lajmëroni menjëherë nëse konstatoni një rrezik afër vendndodhjes, shtëpisë, apo biznesit tuaj! Për çdo rast telefononi në Bashki në nr e tel 0683312049”, shkruan Ndreu.

Territori i Qarkut Lezhë gjatë gjithë 24 orëve të kaluara është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, të shoqëruar me erë me intensitet të fortë, ndërsa dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit.

Në Kurbin raportohet se pothuajse gjithë qyteti është gdhirë pa energji elektrike, që nga ora 20 e mbrëmjes së djeshme. Si pasojë e mungesës së energjisë, është ndalur dhe furnizimi me ujë i qytetit. Për shkak të erës së fortë, vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, në njësitë administrative Kallmet, Blinisht, Dajç, Balldren, Kolsh, Zejmen, Shënkoll e disa fshatra të njësisë Shëngjin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

5 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

5 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.