Moti i keq në Lezhë / Reshjet rrisin nivelin e prurjeve në lumenj, në Mirditë nis dëbora
Reshjet e dendura të shiut dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë dhe Qarkun e Lezhës.
Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, përgjatë natës kanë rënë rreth 20 mm duke sjellë shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Gjadër dhe Mat, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për dalje nga shtrati.
Ndërkohë referuar parashikimeve për reshje shiu me itensitet të lartë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave, autoritetet vendore janë vënë në gadishmeri për t’i paraprirë çdo situate që mund të krijohet.Vëmendja më e madhe është përqëndruar në zonat fushore të cilat janë të rriskuara nga përmbytjet, ndërsa sipas të dhënave hidrovoret ndodhen në punë me kapacitet të plotë kjo dhe falë furnzimit pa ndërprerje me energji elektrike.
Pavarësisht reshjeve të shiut dhe erës, falë gadishmerisë së OSHEE është arritur të mos ketë ndërprerje të energjisë elektrike për popullatën, por edhe për hidrovoret, të cilët bëjnë evadimin e ujërave, duke ndihmuar në shmangien e përmbytjeve.
Ndërkohë, në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit në zonën e Mirditës kanë nisur reshjet e dëbores me itensitet të lartë dhe mesatar, por deri tani nuk janë krijuar problematika.