Moti i keq në Lezhë- Rrëzohen dy pemë pranë spitalit rajonal, dëmtohen disa automjete e një subjekt
Moti i keq ka “mbërthyer” vendin tonë gjatë 24 orëshit të fundit. Si pasojë e erërave të forta, dy pemë të mëdha janë rrëzuar mbrëmjen e djeshme pranë oborrit të Spitalit rajonal të Lezhës duke dëmtuar kështu disa automjete të parkuara dhe një biznes që ndodhej pranë.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar për disa orë për heqjen e pemëve dhe rikthimin e normaliteti. Ndërkaq, moti i keq me era të fortë përgjatë 24 orëve ka shkaktuar dëme të shumta në Lezhë, duke dëmtuar rrjetin elektrike e duke lënë shumë fshatra në të gjithë territorin e qarkut të jenë pa energji elektrike.