Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në rajonin e Malagës, dy javë pasi përmbytjet më të rënda në Spanjë i morën jetën qindra personave. Shërbimet e urgjencës thanë se më shumë se 1 mijë shtëpi dhe gati 3 mijë banorë u evakuuan në këtë qytet. Ndërsa agjencia kombëtare e motit në Spanjë uli nivelin e alarmit pas shirave të rrëmbyeshëm në bregun lindor të Valencias, pasi një stuhi e re goditi rajonin , por pa shkaktuar viktima.
Zjarrfikësit njoftuan se do të vazhdojnë pastrimin dhe pompimin e ujit në rajonin e shkatërruar pas një nate të vështirë me reshje shiu. Autoritetet rajonale në Valencia njoftuan se universitetet, shkollat, qendrat e kujdesit ditor të të rriturve dhe objektet sportive do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Këtë të enjte u kufizua qarkullimi në komunat më të prekura nga përmbytjet, ndërsa agjencia e motit lëshoi paralajmërime për rrezik nga përmbytjet në zonat e rajonit jugor të Andaluzisë dhe një pjesë të bregdetit të Valencias.
Nga përmbytjet e 29 tetorit humbën jetën 223 persona dhe gati të gjitha viktimat u regjistruan në rajonin e Valencias. Nga fatkeqësia natyrore u shkatërrua infrastruktura dhe shumë banesa, ndërsa kostoja e dëmeve llogaritet në dhjetëra miliardë euro.
Kutitë e zeza të gjetura një ditë më parë pritet të zbulojnë shkakun e aksidentit…
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën.…
Lara Colturi ka bërë një paraqitje të mirë sot në Courchevel të Francës. Vendi i…
Roma arriti një fitore të merituar kundër Eintracht Frankfurt, që i siguroi kualifikimin në play-off…
This website uses cookies.