Moti i keq në vend, Policia e Shtetit: Në gatishmëri të plotë, në terren edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë

Vendi është përfshirë nga moti i keq me stuhi dëbore, reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, suke sjellë një sërë problematikash. Policia e Shtetit bën me dije se pë pasojë ka kaluar në gatishmëri të plotë në të gjithë vendit.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia njofton se janë ngritur grupe drejtimi për të koordinuar punën në çdo Drejtori Vendore, ndërsa në gatishmëri janë vënë edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, së bashku me grupet e evakuim -shpëtimit dhe Policinë Alpine, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në rast nevoje.

“Inspektorët dhe specialistët e policimit në komunitet janë shpërndarë në zonat që mbulojnë dhe janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje. Të gjithë punonjësit e Policisë Rrugore kanë dalë në terren, për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve që kanë kërkuar ndihmë”, njofton Policia.     

Policia e Shtetit i bën thirrje drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes, të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.          

Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.