Bota

Moti i keq përfshin Italinë,Stuhi, erëra të forta dhe rrufe, mbyllen shkollat dhe universitetet

Departamenti i Mbrojtjes Civile nw Itali, ka lëshuar një paralajmërim për kushte të pafavorshme të motit për Sardenjën dhe Sicilinë, pas përkeqësimit të zonës së paqëndrueshmërisë prezente prej ditësh mes dy ishujve.

Rikthehet moti i keq në Italinë e Jugut me reshje të dendura shiu, stuhi, rrufe dhe erëra të forta.

Për të hënën, 11 nëntor, u dha një alarm portokalli për stuhi dhe rrezik hidrogjeologjik në sektorin bregdetar verilindor të Siçilisë.

Një alarm i verdhë është lëshuar për anën lindore të Sardenjës, sektorët ekstremë jugorë të Kalabrisë dhe territorin e mbetur sicilian, deri në mesnatën e së martës së 12 nëntorit.

Mediat italiane raportojnë se autoritetet parashikojnë një skenar rreziku të lartë hidrogjeologjik dhe hidraulik, ndërsa shkollat ​​e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura, së bashku me ambientet sportive, varrezat, parqet komunale dhe tregjet.

Në Katania është vendosur edhe ndalimi i lëvizjes në rrugët komunale për automjete me dy rrota, biçikleta dhe motoçikleta. Sipas ekspertëve, zona e paqëndrueshmërisë pranë Siçilisë dhe Sardenjës do të vazhdojë të përcaktojë zhvillimin e stuhive në det, të cilat do të prekin kontinentin, duke sjellë reshje lokale intensive. Priten reshje të dendura shiu, aktivitet i shpeshtë elektrik dhe erëra të forta.

Universiteti është gjithashtu i mbyllur “Pas kodit të kuq të alarmit të motit të lëshuar nga Mbrojtja Civile për rrezik stuhie dhe hidrogjeologjike në sektorin bregdetar verilindor të Siçilisë, të gjitha aktivitetet e mësimdhënies ballë për ballë do të pezullohen për të gjithë ditën e martë 12 nëntor, përfshirë provimet dhe seancat e diplomës, në të gjitha kampuset universitare të Universitetit të Katanias. Këto aktivitete mund të ofrohen në internet, thuhet në dekretin e rektorit të Universitetit të Katanias, Francesco Priolo.

Autoritete njoftojnw qytetarwt se wshtë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet  e tyre dhe të merren masat e nevojshme paraprake për sigurinë e tyre.

Gjithashtu thuhet nw njoftim qw  “Mbrojtja Civile  ju fton t’i kushtoni vëmendje kushteve të motit dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

3 hours ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

3 hours ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

4 hours ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

4 hours ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

4 hours ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

4 hours ago

This website uses cookies.