Moti i keq përfshin Shqipërinë, ARRSH: Qarkullim pa probleme i mjeteve!

Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit të vendit ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur të premten se në këto akse është ndërhyrë menjëherë duke siguruar qarkullimin pa probleme të mjeteve.

Sipas ARRSH-së, reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në akset Ura e Zapodit-Shishtavec, Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore.

ARRSH njofton se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugëve.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Po ashtu, sipas medieve reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Lezhës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Milot – Qafë Kashar pranë nënkalimit në Fushë-Mamurras është penguar edhe lëvizja e automjeteve të vogla, pasi niveli i uji arrin në 40 cm, për shkak të bllokimit nga mbetjet në zgarat e kullimit.

Ndërkohë, është ndërhyrë nga punonjësit e bashkisë së Kurbinit për pastrimin e mbetjeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.