Moti i keq, përmbytet qyteti, përmbytet blloku “11 janari”, stuhia dëmton linjat elektrike

Reshjet e dendura të shiu, të nisura që prej mbrëmjes të së mërkures, kanë krijuar probleme në Lezhë. Situata më problematike u paraqit në qytet, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballuan nivelin e prurjeve dhe ujërat dolën në siperfaqe.

Në bllokun e banimit “11 Janari” të lagjes “Besëlidhja”, u përmbytën rrugë e trotuare, pasi niveli i ujit arriti deri në 30 cm duke bllokuar dhe hyrjet e pallateve. Kjo situatë krijoi vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa Ndërmarrja e shërbimeve publike në Bashkinë Lezhë doli në terren për zhbllokimin e pusetave me qëllim evadimin sa më të shpejtë të ujërave.

Moti i keq me stuhi shiu solli probleme dhe me furnizimin me energji elektrike.Pjesa më e madhe e fshatrave kanë qenë në errësirë gjatë natës, ndërsa po punohet në riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku aktualisht mungon.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.