Moti i keq, pezullohet lundrimi i anijeve në Vlorë dhe Lezhë
Moti i keq me erë të fortë ka çuar në pezullimin e lundrimit të anijeve në Vlorë dhe në Lezhë. Në Vlorë, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete sot nuk do të operojnë sipas destinacioneve deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Po ashtu është ndalur lundrimi për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.
Edhe në Lezhë, moti i keq ka sjell probleme, ku prej mbrëmjes të së mërkurës e deri të premten, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet e mjeteve lundruese, pasi forca e detit shkon deri në 6 ballë, ndërsa shpejtësia e erës është mjaft e lartë.
Ndërkohë, në Durrës vijon lundrimi i mjeteve.