Categories: AktualitetLajme

Moti i keq, Policia apelon drejtuesit e mjeteve: Rrisni vigjilencën në rrugë

Për shkak të kushteve klimaterike si pasoi e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut, Policia e Shtetit ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes gjatë përdorimit të rrugës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu dhënë ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, veçanërisht në akset rrugore malore që janë përfshirë nga reshjet e borës.

“Shërbimet e Policisë Rrugore janë në detyrë në të gjitha akset rrugore të cilat janë të kalueshme. Firmat kontraktore po hedhin kripë në të gjitha akset rrugore, me qëllim që të mos krijohen ngrica dhe akull për shkak të rënies së temperaturav”, thuhet në një njoftim.

Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore. 

Sakaq bëhet me dije se, drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Për çdo problem kontaktoni në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

14 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

14 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

14 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

14 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

14 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

14 hours ago

This website uses cookies.