Moti i keq/ Policia Kufitare e Vlorës, thirrje pushuesve: Shmangni lundrimet me …

Moti i keq Policia Kufitare e Vlores thirrje pushuesve Shmangni

Moti i keq Policia Kufitare e Vlores thirrje pushuesve Shmangni

Moti i keq/ Policia Kufitare e Vlorës, thirrje pushuesve: Shmangni lundrimet me anije turistike, mund të rrezikoni jetën

Kjo fundjavë ka sjellë mot të paqëndrueshëm në vend, ku herë pa shere do të ketë edhe shtrëngata, ndërsa Policia Kufitare e Vlorës i ka bërë thirrje pushuesve që të shmangnin lundrimet në det me mjete lundruese turistike apo argëtuese, pasi mund të rrezikojnë jetën.

Për shkak të motit të keq, pritet që deti të ketë shumë dallgë, ndërsa të njëjtën thirrje, Policia Kufitare e Vlorës ja ka drejtuar edhe operatorëve turistikë që përdorin mjete lundruese, që të shmangin daljen në det.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare të Vlorës, situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetën e drejtuesve të mjeteve lundruese dhe të personave në bord.

“Nisur nga situata meteorologjike që parashikohet për ditën e sotme, sipas së cilës pritet përkeqësim i motit dhe rritje e dallgëve në det, në përmasa të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve që lundrojnë me mjete lundruese turistike apo argëtuese, Policia Kufitare apelon: Për pushuesit që duan të lundrojnë përgjatë ditës së sotme, me mjete lundruese turistike apo argëtuese, t’i shmangin këto aktivitete pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

Gjithashtu, Policia Kufitare apelon për të gjithë operatorët turistikë që përdorin mjete lundruese, të shmangin daljen në det përgjatë ditës së sotme, pasi situata meteorologjike është e pafavorshme dhe mund të rrezikojë jetën e drejtuesve të mjeteve lundruese dhe të shtetasve në bordet e mjeteve, si dhe fundosjen e këtyre mjeteve. Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare, përgjatë ditës së sotme, kanë kaluar në gatishmëri të plotë dhe do të jenë prezente me shërbime nga toka dhe deti, në funksion të rritjes së sigurisë së pushuesve”, thuhet në njoftimin e Policisë Kufitare.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.