Lajme

Moti i keq – Problematika në Fushë-Arrëz. Në Shkodër, Korçë dhe Lezhë, disa zona pa energji

Kushtet e këqija të motit, që kanë përfshirë vendin prej 4 ditësh, vijojnë të shkaktojnë problematika, kryesisht në veri dhe juglindje të vendit.

Bëhet me dije se në Fushë-Arrëz, situata vazhdon të jetë problematike për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe erës së fuqishme. Rruga Iballë mbetet e bllokuar.

Në Shkodër, rrugët janë të kalueshme, por probleme ka me furnizimin me energji elektrike në Pult dhe në bashkinë Vau-Dejës.

Shkollat në Iballë, Blerim dhe Fierzë vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për ditën e sotme.

Në territorin e qarkut Lezhë, situata duket më e qetë me intensitet më të ulët të erës. Edhe në këtë qark ka probleme me furnizimin me energji, konkretisht në Kurbin dhe Mirditë.

Në bashkinë e Kukësit reshjet e borës, të shoqëruara edhe me erë të fortë, në tri ditët e fundit kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullim në rrugët rurale deri në bllokim dhe mungesë të energjisë elektrike. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile të Bashkisë, deri më tani është bërë mundur hapjen e disa rrugëve si Lagje e Re Kukës, fshatrat Bardhoc 1 dhe Bardhoc 2, fshatrat Shishatvec dhe Novosej, Ura Koloshit-Zapod, fshatrat Mustafaj, Bushat, Kolesjan, Gabrricë. Po ashtu janë hapur të gjitha rrugët e fshatrave të njësisë administrative Shtiqën.

Aktualisht borëpastrueset dhe fadromat janë në terren, nga ku po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora në të gjithë njësitë e tjera administrative. Sipas Emergjencave Civile, pothuajse gjitha rrugët janë bërë të kalueshme me pajisje dimërore, përveç rrugës që lidh Nj.Ad. Arrën, Grykë Cajë, Surroj me rrugën nacionale.

Bashkia u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesit e automjeteve të pajisen me zinxhirë ose vendosjen e gomave dimërore në akset rurale ku ka problematikë. I gjithë Kukësi furnizohet me energji elektrike përveç 12 abonentë të fshatit Turaj Nj.Ad. Topojan Bashkia Kukës. Sa përket Bashkisë Has, të gjitha rrugët janë të kalueshme me pajisje dimërore përveç rrugëve të fshatrave Cahan dhe Xhebexhi. Në Tropojë, mungesë energjie ka në Nj.Ad. Tropojë e Llugaj.

Në Qarkun e Korçës, gjatë natës ka patur reshje të dobëta dëbore të shoqëruara me erë të fortë në disa zona të cilat kanë mundësuar përqendrimin e dëborës në rrugë e vende të ndryshme, temperaturat kanë shkuar deri në -7 gradë, kryesisht në zonat malore.

Nga ana e bashkive është punuar për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse, pastrimin e shesheve dhe të rrugicave në qytet. Është hapur segmenti Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, janë hapur rrugët lidhëse në bashkinë Devoll dhe do të vazhdohet me Njësinë Adminstrative Miras, në Bashkinë Pustec janë hapur të gjitha rrugët lidhëse me fshatrat. Gjithashtu edhe në bashkinë Kolonjë ka vazhduar puna për hapjen e rrugëve në Helmës, Prodan dhe Bejkovë. Nga Bashkia Pogradec janë hapur rrugët lidhëse me qendrat e Njësive Administrative Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas dhe Çërravë.

Pa energji elektrike vijojnë fshatrat Protopapë dhe Pulahë në Maliq, në Bashkinë Kolonjë Njësia Administrative Leskovik, fshatrat Peshtan, Vrepckë, Lashovë dhe Gjirakar. Në bashkinë Korçë fshati Panarit, Trebickë dhe Orgockë, në Bashkinë Pogradec 2 abonentë në fshatin Çervenakë. Grupet e punë vazhdojnë punën në terren për riparimin e defekteve.

Problem shqetësues vazhdon të mbetet riparimi i defektit dhe rikthimi i energjisë elektrike në fshatrat e Njësisë Administrative Proptisht.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

10 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

10 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

10 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

11 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

11 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

13 hours ago

This website uses cookies.