Moti i keq pushton Shqipërinë, shtyhen 2 ndeshje të ditës së sotme
Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ndikon edhe në futboll. Dy ndeshje të programuara për t’u luajtur ditën e sotme janë shtyrë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Sfida Skënderbeu-Dinamo në Superiore dhe takimi Kastrioti-Bylis në Kategorinë e Parë janë shtyrë për një datë të pacaktuar.
“Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Skënderbeu-Dinamo e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe ndeshja Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.
Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.