Moti i keq shkakton probleme në qarkun Shkodër, disa fshatra pa energji. Dëmtohet çatia e spitalit në Pukë

Moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, që përfshiu vendin mbrëmjen e së mërkurës, ka shkaktuar një sërë problematikash në qarkun e Shkodrës. Bëhet me dije se mungon energjia elektrike në disa fshatra të bashkisë Vau i Dejes, konkretisht në Njad Vau Dejes, Bushat, Njad Hajmel dhe Vig Mnele. Në Pukë, era e fortë ka dëmtuar një pjesë të çatisë së spital, e cila ishte prej llamarine.

Po ashtu, një sërë problematikash janë regjistruar edhe në bashkinë Fushë Arrëz, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut, pothuajse të gjitha rrugët rurale janë të bllokuara nga rrëshqitja e dherave dhe gurët. Që nga pasdtitja e djeshme (20 nëntor), ka shkëputje të energjisë elektrike në njësitë administrative Qafe-Mali, Iballe, dhe Blerim.

Në qytetin e Fushe Arrëzit, për shkak të erës së fortë është dëmtuar edhe një pallat, ku është shkëputur katramaja.  

Në Qafëthore dhe Vermoshi kanë filluar reshjet e dëborës, teksa ARRSH njofton se deri më tani rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në Lezhë, prej pasdites të së mërkures, kapiteneria e Portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit, përshkak të detit të trazuar. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri mesditen e së shtunës kur dhe është parashikuar që të ketë përmiresim të kushteve atmosferike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.