portet e Durresit e Vlores
Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi të enjten se situata hidrometeorologjike në datat 30 nëntor deri në 2 dhjetor do të jetë e përkeqësuar.
Sipas DPD, moti do të jetë i përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar duke filluar nga ora 16:00 datë 30 nëntor në drejtimin jug-juglindje deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.
DPD njofton drejtuesit e mjeteve te vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare gjatë këtyre datave.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë të enjten do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Të premten do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Anija e linjës Durrës-Ankona -Durrës do të operojë normalisht, ndërsa anijet e linjës Durrës -Bari -Durrës ditën e enjte do të operojnë normalisht.
Të premten do të pezullohen lundrimet në të dyja drejtimet. Anijet e linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë operojnë normalisht.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 2 dhjetor.
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti…
Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e…
7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë…
Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një…
Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim,…
Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të…
This website uses cookies.