Moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e paradites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat e regjistruara:
Në zonat malore 0 deri 15°C
Në zonat e ulëta 3 deri 18°C
Në bregdet 5 deri 18°C