Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në jug dhe qendër të vendit gjatë mesditës e pasdites.
Në relievet malore mbi 800 metër në lindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdet era pritet të fitojë shpejtësi 18m/s e shoqeruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -4 deri 6°C;
Në zonat e ulëta 2 deri 15°C;
Dhe në bregdet 5 deri 15°C.