Moti me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në një pjesë të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 24 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 24°C
në zonat e ulëta 12 deri 29°C
dhe në bregdet 15 deri 29°C