Moti nuk pengon pushuesit në Velipojë, plazhi më i madh ranor në vend po frekuentohet gjerësisht edhe nga të huajt
Velipoja, plazhi më i pastër në Shqipëri dhe më i madhi në veri të vendit mbetet ndër destinacionet më të preferuara turistike. I lakmuar për pastërtinë e ujit dhe për gjerësinë e bregut ranor, Velipoja është destinacioni ideal familjar.
Moti i paqëndrueshëm i kësaj fundjave nuk i pengoi pushuesit vendas dhe të huaj ta frekuentonin Velipojën.
Velipoja është gati të presë qindra mijëra pushues në prag të kësaj vere, ndërsa çdo gjë duket gati për një sezon të mbarë turistik.