Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, si dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara në veriperëndim.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 16m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 4 deri 11°C;
Në zonat e ulëta 8 deri 17°C;
Dhe në bregdet 9 deri 17°C.