Moti për sot- Vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme (10 janar) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veri dhe pjesërisht ne qendër reshjet parashikohen lokalisht me intensitet  mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet 16 m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 13°C;   

në zonat e ulëta 7 deri 18°C;                                                                                                                                                               

dhe ne bregdet 11 deri 18°C.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.