Moti/ Shtatori mbyllet me diell dhe temperatura të larta

moti me diell
Anticikloni Afrikan do të jetë protagonist kyesor ne Europën perëndimore duke përmbyllur muajin shtator me temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
E shtunë, 30 Shtator 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 13/26°C
- Zonat e ulëta 17/32°C
- Zonat bregdetare 20/33°C
Kosovë
Kosova për dt. 30 Shtator 2023 do të ketë mot kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare .Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C – 14°C në mëngjes deri në 24°C -27°C gradë Celcius në mesditë.
E diel, 01 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 13/26°C
- Zonat e ulëta 17/32°C
- Zonat bregdetare 19/32°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari